Shenja jete, gjenden dy batanije. Dyshohet edhe për mbetje kockore të vogëlushit

09:30- Sot është dita e pestë që forcat e policisë kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës, i cili sipas dëshmive të pedofilit Adrian Prrenjasi është hedhur në pikën e grumbullimit të plehrave në Sharrë. Deri tani kërkimet kanë rezultuar pa asnjë shenjë të trupit të vogëlushit, ndërkohë që Prrenjasi ka piketuar tre vende ku mund ta ketë hedhur trupin, pasi e ka vrarë. Të pajisur me lopata dhe me veshjet e duhura, ushtarët kanë vëzhguar gërmimet në një distancë të afërt, për të lokalizuar ndonjë shenjë nga trupi i 11-vjeçarit, teksa kanë hasur një batanije që në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që ne mesditë eshte gjetur edhe një tjetër batanije.
Gjenden dy batanije, dyshohet se në to janë mbetjet kockore të vogëlushit
Nga kërkimet katër orëshe janë gjetur dy batanije e kuqe, të ngjashme me ato që ka përshkruar Prrenjasi, se kishte mbështjellë trupin e vogëlushit dhe e kishte hedhur në landfillin e Sharrës. Batanijet e kuqe, mëndafshi, janë dërguar në prokurori dhe do t'i nënshtrohen ekzaminimit.
Dyshohet se tek njëra nga batanijet ka mbetje kockore të vogëlushit. Forcat e policisë kanë ndërprerë kërkimet, dhe janë urdhëruar që të mos preken provat.
Dyshimet për trafikim hidhen poshtë, Prrenjasi konfirmon: E vrava
Dyshimet në mosvërtetësinë e deklarimeve të Ardian Prrenjasit, kryesisht me vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së 11-vjeçarit Julian Çela, duket se janë hedhur poshtë gjatë procesit të dytë të marrjes në pyetje. Shpjegimin për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Julian Çelës, Prrenjasi e ka bërë në të njëjtën mënyrë si në deklarimet e para. Ai ka treguar se pasditen e një dite nga fundi i muajit nëntor, rreth orës 19:00, ka dalë nga shtëpia dhe është nisur për të shkuar te KMY-ja, pasi zakonisht çdo pasdite pinte kafe aty.
SHEKULLI
Add new comment