Berisha në Maminas: Katër vitet e ardhshme do hapin 250 mijë vende pune

Postuar në 23 Mars, 2013 14:03

 

Vende të reja pune dhe shtim të investimeve ka premtuar Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë përurimit të një fabrikë mjekësore në Maminas. Ai theksoi se  qeveria do të katërfishojë sipërfaqen e mbjellë me bimë mjekësore.  “Investimet dhe krijimi i vendeve të punës, përbën për ne objektivin më madhor. Shqipëria ka potenciale të mëdha prodhimi, Shqipëria ka potenciale të mëdha punësimi. Të ndalemi në sektorin e bimëve medicinave. Shqipëria për shkak të relievit ka florën e pasur. Shqipëria ka 3 200 specie të ndryshme, qindra prej tyre, rreth 340 kanë përdorim aromatik apo medikal. Zotohemi të katërfishojmë sipërfaqen e mbjellë me sherbelë në jug dhe veri. Sot janë familje fermerësh në jug dhe lindje që marrin të ardhura shtesë më bimë mjekësore. Qeveria do të subvencionojë farat dhe fidanët krijimi ne fermave të bimëve medicinale, si dhe do bëjmë gjithçka me vendorët, për mbrojtjen e plantacioneve të fidanëve. Kapaciteti vjetori i këtyre bimëve është 200 mijë ton në vit,. Ne jemi në hapat e para. Eksportet e tyre janë 30 milionë dollarë”, deklaroi kryeministri Berisha, Kryeministri Berisha u zotua se  në 4 vitet që vijnë do të hapë 250 mijë vende të reja pune. “Alternativat tona janë realiste dhe me shifra konkrete. Ka një alternativë tjetër që bazohet tek alternativa e mashtrimit, e Shqipërisë së gënjeshtër. Shqipëria nuk është parajsë, është shumë larg, nuk është bulevard me lule, por Shqipëria e gënjeshtrës nuk është. Shqipëria është realiteti i vlerësuar nga personaliteti më të shquara të fushës së ekonomisë konsiderohet histori e vërtetë suksese, pasi shqiptarët ia kanë dalë të ecin drejt mëkëmbjes. Sot 320 mijë familje shqiptare kanë më shumë se një banesë, nuk i ka ndihmuar shteti, por kanë qene lehtësirat që i kemi krijuar”, u shpreh Berisha.

   MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.