24 Marsi, dita e kthesës së historisë

Postuar në 24 Mars, 2013 03:12

Prishtinë, 24 mars - Për kosovarët dita e sotme, 24 Marsi, është një nga ditët e kthesës së historisë.  14 vjet më parë, kur Kosova ishte në luftë, NATO-ja nisi ta bombardojë Serbinë. Fillimi i bombardimeve të NATO-s, si për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ashtu edhe për aktorë të tjerë të çështjes së Kosovës, është cilësuar si një ngjarje historike në vend. Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe u përmbyll me dëbimin e forcave serbe nga Kosova, dhe me hyrjen e rreth 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë.

14 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake. Ajo rezultoi me ndërprerjen e katastrofës humanitare dhe kapitulimin e forcave të Millosheviqit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, miratimin e Rezolutës 1244 të KS të OKB, tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe futjen e trupave të KFOR-it.

24 marsi i vitit 1999 shënon një fillim te ri të historisë së Kosovës, që i hapi rrugën çlirimit dhe pavarësimit të saj.

 

 

 

KOHA DITORE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.