Thaçi nuk voton, s’ka pasaportë biometrike

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi nuk ka mundur të votojë pasi nuk ka patur në dispozicion dokumentet e nevojshme që i lejojnë të drejtën e votës. Sipas mediave në maqedoni, duke iu referuar zëdhënësit të MPB-së Ivo Kotevski, letërnjoftimi i Thaçit nuk është biometrik.Ndërkaq, kryetari i PDSH-se Menduh Thaçi tha se nuk ka mundur sot të votojë në vendvotimin e tij pasi emri i është fshire nga listat e votuesve. “Nuk isha në listën zgjedhore edhe pse dokumentin e kam biometrik, kam pasaportë biometrike.”- është shprehur ai.“Në bazë të dhënave tona figuron se kryetari i PDSH-së Thaçi letërnjoftimin e ka nxjerrë më 30.07 2002 dhe i njëjti ka vlejtur deri më 2014. Por pas kësaj date ai nuk nxjerrë letërnjoftim të ri biometrik apo pasaportë biometrike si kusht për të votuar si çdo qytetarë. Afati i dokumenteve të reja biometrike ka qenë i ditur, pra deri në muajin tetor të vitit 2012 që do të thotë se ai nuk ka aplikuar më për këtë të drejtë me çka nuk ka përmbushur kriteret për të votuar”- ka thënë Kotevski.
Së fundmi në listën zgjedhore ka rezultuar e fshirë edhe deputetja e PDSH-së Merale Ferati-Uzeiri. “Fatkeqësisht emri im nuk gjendej në listën e votuesve me të drejtë vote. Pas shumë cikleve zgjedhore që unë votoj në këtë vendvotim, kësaj radhe nuk isha.”- ka thënë ajo.
nderkohe, Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve informoi se deri në orën 13 kanë votuar 554.883 votues apo 34,8 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve në Maqedoni.
PANORAMA
Add new comment