Halimi: Sot do testohen aftësitë e gjyqtarëve për Gjykatën Adminstrative

Postuar në 25 Mars, 2013 04:13

 

Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se sot do zhvillohet testimi i gjyqtarëve, të cilët do të jenë pjesë e Gjykatës Administrative. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi është shprehur në rrjetin social “Facebook” se është hera e parë që në 10 vitet e fundit organizohet një testim për gjyqtarët në detyrë, duke shtuar se ky proces është prova më e qartë e vullnetit të mazhorancës për t’i promovuar gjyqtarët në bazë të meritës dhe vlerave.

“Kam besimin e plotë se të gjithë ju që merrni pjesë në këtë testim do t'i tregoni vetes, familjes dhe gjithë publikut profesionalizmin dhe njohuritë e forta, siç kam bindjen që procesi i sotëm do t'i jap fund njëherë e mirë historisë së promovimeve bazuar në interesa dhe klientelizëm”, shkruan Halimi.

Sipas tij testimi i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative është një hap historik në procesin e reformimit të sistemit gjyqësor që do të ndikoj cilësisht në rritjen e pavarësisë, paanshmërisë dhe transparencës.

“Jam krenar që ju, mbi 100 gjyqtarë në detyrë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, pranuat të testoheni duke vënë në provë me dinjitet, profesionalizimin tuaj. Jam i sigurt që dita e sotme do të kaloj me së miri për secilin prej jush. Faleminderit që na mbështetët në këtë stad të reformës në drejtësi!”, përfundon deklarata e Halimit.

Ndërsa ditën e djeshme Halimi ka informuar se do bëhen reforma në sistemin e drejtësisë, për të shmangur korrupsionin, duke ua rritur rrogat gjyqtarëve. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.