Kuvend, sot votohet marrëveshja për TAP

Postuar në 25 Mars, 2013 04:15

 

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise miraton sot marrëveshjen trepalëshe, me Italinë dhe Greqinë për gazsjellësin TAP.

Lajmin per miratimin e marreveshjes per gazsjellesin e ka dhene vete kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ne fundjave, duke e njoftuar ate permes nje postimi ne FB.

“Përmes tij, mundësohet gazifikimi i Shqipërisë. Çdo familje shqiptare do ketë mundësim që me çmim shumë më të ulet të siguroje energjinë për ngrohje, gatim e nevojat e tjera. Kjo përkthehet kursim për çdo familje. Çdo biznes do sigurojë energji të bollshme e shumë më të lirë. Kjo do të thotë fitim më të madh për bizneset, investime e mijëra vende të reja pune”- shkruan Topalli.

Sipas saj, vetë ndërtimi i këtij gazsjellësi sjell miliarda $ investime të reja në Shqipëri, 20 000 vendeve të reja pune ne 4 vitet e ardhshme.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.