Pedofili i pa lëkundur në rrëfimin e tij. I thotë gruas :E vrava Julianin

“Çfarë ke bërë me djalin e vogël? Më thuaj çfarë i ke bërë?” kështu i është drejtuar bashkjetuesja Valbona Paci pedofilit Ardian Prenjasi. Mirpo, ai është përpjekur ta qetësojë atë .
“Ulu dhe qetësohu. Nuk është mirë të nevrikosesh. Julianin e kam vrarë kur ishe ti në Dibër”. Kështu i është përgjigjur Ardiani , ndërkohë që biseda e tyre ka qenë e survejuar nga grupi i hetimit për të dëshmuar nëse ai ka rrëfyer të vërtetën.
Dyshimet kanë lindur pasi Prenjasi ka mohuar kategorikisht që të ketë lidhje në zhdukjen e Julian Çelës , por më vonë ai ka filluar të flaës dhe të shpjegojë me detaje të gjithë historinë , që nga rrëmbimi e deri tek vrasja dhe më pas zhdukja e trupit.
Në të gjitha dëshmitë etij, edhe ato pa procesverbal, ai ka shpjeguar ngjarjen me përpikmëri , me të njëjtat detaje.
Bashkjetuesja e tij Paci, është shprehur se për shkak se nuk di të lexojë dhe të shkruaj , e ka patur problem fiksimin e emrave , ndonëse ka pranuar se Juliani ka qenë përpara se të zhdukej në shtëpinë e tyre.
Pedofili ka pohuar se ka tentuar të kryejë aktin banal edhe me fëmijën e mikeshës së tij Adelina Drizi, por pa mundur të finalizojë asgjë.
Drizi është shprehur se djali i ishte ankuar më parë për veprimet e tij .
“Djali im 12 vjeç shoqërohej shpesh me të . Kishte qejf të bënte xhiro me makinë dhe Ardiani e merrte shpesh me vete. Por kohët e fundit sikur nuk kishte qejf të shoqërohej me të. Më thoshte se kishte frikë”-citohet drizi në gazetën “Panorama”.
Prenjasi është lënë në arrest me burg për vepërn penale të heqjes së paligjshme të lirisë ndaj 10 vjeçarit A.C, si dhe kryerje të marrdhënieve homoseksuale me dhunë ndaj këti të mituri. Ndërkohë , që është lënë në arrest me burg për këto akuza,po hetohet ende për zhdukjen e Julian Çelës. /A.XH
TEMA
Add new comment