Berisha në Bërzhitë: S`do ketë rritje taksash për biznesin sa kohë që voton PD-në

Postuar në 25 Mars, 2013 07:14

 

Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve të vogla në Bërzhitë, ka premtuar së nuk do të ketë rritje taksash, ndërsa ka akuzuar kreun e opozitës, Edi Rama, se po gënjen kur deklaron se do e heqë këtë taksë.

“Sot ka një diskutim, të heqim taksën mbi biznesin e vogël, por ajo nuk hiqet këtë deklaratë e bëjnë vetëm ata që punojnë çdo ditë kundër ligjit, bën thirrje mos paguani gjobat. U bën thirrje u premton, si pas kësaj logjike bëni evazion sa të mundeni, nëse nuk paguhen taksat shteti nuk funksionin. Të shesësh taksën proporcionale si taksë të barabartë mashtron gjithë ditën, je gënjeshtar. Taksa progresive është taksa e Marksit, nuk i lejon njerëzit të pasurohen, unë nuk kam frikë nga pasuria juaj, ajo është e mirë kombëtare kthehet në vende pune, zgjeron aktivitetet. Unë ju premtoj ju se për sa kohë të votoni PD nuk do keni rritje taksash”, tha Berisha.

Në takim, kreu i qeverisë ka theksuar se në ndërtimin e rrugëve, shkollave, sistemeve të kanalizimeve janë punësuar mbi 5 mijë qytetarë.

“Në ndërtimet për rrugën Tiranë-Elbasan janë punësuar mbi 1400 punëtorë, këto janë të pamjaftueshme. Në një vend të lirë biznesi është dhe do mbetet gjenerator i vendeve të reja të punës. Ne ia kemi dalë që bizneset e vogla të rriten me 30% dhe të mëdhatë me 2 herë më shumë. Në 4 vitet e kulmit të krizës kemi thithur investime të huaja më shumë se në të gjithë historinë, këtu kanë ardhur mbi 4 mld dollarë investime, me të cilat janë krijuar mijëra vende pune. Kemi subvencionuar rreth 42 familje fermerësh.”, tha ai.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.