Forcim i shtetit ligjor, Llalla: I nevojshëm perfeksionimit të teknikave të hetimit

Perfeksionimit të teknikave të hetimit është I nevojshëm për forcimin e shtetit ligjor deklaroi sot Kryeprokurori Adriatik Llalla në një konferencë për shtyp pas takimit me penalistin me famë botërore Sheriff Basuini. Llalla theksoi se asnjë faktor i jetës së vendit nuk mundet dhe nuk duhet të luajnë rolin e gjyqtarit. “Zelli i tepruar për të bërë gjyqtarin apo prokurorin, krahas faktit që mund të dëmtojë hetimet, mund të arrijë deri në atë masë që të këpusë fillin e hollë që ndan etikën me ligjin. Mbetet sfidë e vazhdueshme lufta kundër krimit të organizuar, i cili zhvillon veprimet e tij krahas forcimit të legjislacionit penal. Shqipëria është tashmë një vend i hapur dhe mundësitë për penetrimin e elementit kriminal ndërkombëtar është i madh. Nga ana tjetër, edhe krimi i brendshëm, është i pranishëm dhe ndikon në opinionin publik. Kohët e fundit jemi dëshmitarë të disa ngjarjeve, që dëshmojnë se elementët kriminalë synojnë të sfidojnë shtetin. Për këtë arsye, është shumë i nevojshëm përmirësimi dhe perfeksionimi i teknikave të hetimit, të cilat janë veprime ekskluzive të institucioneve të drejtësisë dhe këto struktura janë të angazhuara në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri.” – deklaroi Llalla.
MAPO
Add new comment