Topalli thirrje opozitës për të votuar tre ligjet

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i kërkoi opozitës të votojë tre ligjet që po mbajnë peng marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Ajo i kërkoi deputetëve të opozitës të mos mbesin peng të kryetarit pot të ndjekin shembullin e zonjës Evis Kushi e cila firmosi peticionin ku I kërkohej kryetarit të PS-së të lejonte deputetët e opozitës të votonin 3 ligjet në Kuvend, dhe që tashmë konkurron për PS-në në qarkun e Elbasanit. “Do të vijë Evis Kushi, kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit e propozuar një ditë më parë nga z.Rama dhe do t’i votojë, por ju s’do jeni” u shpreh topalli.
MAPO
Add new comment