Topi: Premtimet, qesharake. Partitë kopjojnë programet e njëra- tjetrës

Postuar në 25 Mars, 2013 13:03

 

TIRANE- Fryma e Re Demokratike ka prezantuar sot programin e saj për Shëndetësinë. Kreu  i kësaj partie, Bamir Topi e cilësoi atë mjaft profesional, të bazuar, realist dhe me këmbë në tokë.

Më tepër Topi u ndal në një koment të tij politik, lidhur me atë çfarë kanë prezantuar partitë politike si programe të tyre deri në këto momente, ndërsa nuk jemi zyrtarisht në fushatën elektorale

“Sot ne degjojmë nga kampet politike që prezantohen programe politike, dhe gati- gati kemi rënë në një situatë qesharake. Del një  parti prezanton programin, del tjetri në darkë apo nesër dhe huazon pjesë nga programi i tjetrit, e bën të tijin.”- tha Topi. Akuza për kopjim të programit ka hedhur më parë edhe kreu i PS-së, Edi Rama në drejtim të Partisë Demokratike.

Premtimet, tha më tej Topi shkojnë në shifra qesharake deri në mijëra vende të reja pune.

“Dihet situata e ekonomisë, dihet ajo gropë e borxheve, dihet ajo situatë kur qeveria del dhe emëton bono thesari për dhënien e rrogave, dihen premtimet që do rriten rrogat, dihen ato premtime që shkojnë në shifra qesharake, me qindra mijëra vende pune. Pra një qytetarë i thjeshtë e ka të pamundur të orientohet”- theksoi Topi.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.