Dekretet e Nishani miratohen vetëm nga mazhoranca, Majko: Nuk marrim pjesë në këtë histori çorbë

Tre emrat e dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, për në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, kanë marrë miratimin e mazhorancës së Komisionit të Ligjeve. Opozita ka braktisur mbledhjen dhe deputeti Pandeli Majko ka deklaruar se ky është një proces antikushtetues. Sipas tij ka dekrete të pezulluara të presidentit paraardhës.“Shteti nuk funksionon kështu, s’marrim pjesë në këtë histori çorbë”, tha ai më tej.
Teksa përfaqësuesit e majtë largoheshin nga komisioni, kryetari Rusmajli iu është drejtuar: “Largimi juaj është çështje e vullnetit politik. Plotësohen 2 vende vakant në Gjykatën Kushtetuese. PS nuk voton, problemi i tyre është frika e humbjes së zgjedhjeve. Rama është i bindur në humbje, i del të keqes para”.
Në datën 22 mars, Presidenti Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë. Po atë ditë Nishani dekretoi emërimin e Besnik Imeraj dhe Gani Dizdarit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
SHQIP
Add new comment