DESHMIA/ Historiania: E vërteta e faksit misterioz të Berishës pas vrasjes së Azem Hajdarit

Postuar në 26 Mars, 2013 07:56

 

Historiania angleze Miranda Vickers, në një intervistë të gjatë për gazetën Dita, komenton edhe vrasjen e Azem Hajdarit dhe moszbardhjen e të vërtetës pas saj.

Ajo flet për një faks misterioz të përgatitur nga PD para vrasjes së Azemit, ndërsa shton se njerëzit që kishte më shumë frikë Azemi ishin në Tiranë dhe jo në veri. Ajo shton se kjo vrasje ka mbjellë frikë në korridoret e politikës në Tiranë dhe kjo frikë nuk ka ikur ende.

“Vrasja e Azem Hajdarit është një çështje jashtëzakonisht komplekse, sidomos për të diskutuar në një intervistë të tillë si kjo. Mjafton të them se edhe pse Hajdari kishte shumë armiq në veri të Shqipërisë, unë besoj se njerëzit që ai kishte më shumë frikë ishin në Tiranë. Fakti që një njoftim shumë mirë i përgatitur për shtyp u faksua nga selia e PD-së në zyrën e OSBE-së brenda 20 minutave nga vdekja e Hajdarit, në një natë të shtunë vonë, kur stafi i sekretarisë në selinë e PD mungonte, tregon se fakti ishte përgatitur paraprakisht. Pse? Nëse Hajdari do ishte vrarë në veri të Shqipërisë, vdekja e tij do të justifikohej po ashtu për një çështje armësh. Por në qoftë se, megjithatë, ai do të përdorej si një martir i demokracisë, atëherë ai do të ishte një viktimë e një vrasjeje të profilit të lartë në kryeqytet, më shumë se për kontrabandë armësh apo karburanti në veriun e largët të Shqipërisë në vitin 1998. Berisha fitoi kapital të madh politik pas vdekjes së Hajdarit dhe unë nuk mendoj se ne do të mësojmë të vërtetën e kësaj ngjarje, derisa frika që buroi nga Tirana në shtator të vitit 1998 nuk do të ekzistojë në korridoret e pushtetit në Shqipëri”.

Vickers thotë se Berisha duhet të largohet, ndërsa thotë se nuk mund të imagjinojë se qeverisja e Ramës do jetë më e keqe se ajo e Berishës./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.