Pierson, e para grua në krye të Shërbimit Sekret

Postuar në 27 Mars, 2013 03:47

 

Presidenti Barak Obama thotë se do të emërojë Julia Pierson si të parën grua në krye të Shërbimin Sekret të SHBA, agjenci që mbron presidentin dhe familjen e tij.

Sipas Obames, Pierson është jashtëzakonisht e kualifikuar për të drejtuar Shërbimin Sekret dhe ka pasur një karrierë shembullore 30 vjeçare me këtë agjenci.

Julia Pierson është aktualisht shefe e personelit të Shërbimit Sekret. Ajo e filloi karrierën e saj si oficere policie në Orlando, Florida. Emërimi i saj nuk ka nevojë për konfirmimin e Senatit.

Së bashku me mbrojtjen e Presidentit, detyrat e Shërbimit Sekret përfshijnë hetimin mbi falsifikimin e parave, mashtrimin me karta krediti dhe krime të tjera financiare. (voa)

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.