Arvizu: Rinia, e rëndësishme për zgjedhje demokratike

Postuar në 27 Mars, 2013 08:04

Alexander Arvizu, ambasadori amerikan i ftuar në konferencën “Arsimi dhe punësimi rinor”, të organizuar nga FRESSH, theksoi se nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme u duhet rikthyer besimi tek politika të rinjve. 

“Një përbërës i zgjedhjeve demokratike është edhe rinia. Kemi parë që të rinjtë lihen prapa nga politika, por udhëheqësit e zgjuar politikë duhet të kenë parasysh rininë”, theksoi Arvizu, i cili i kujtoi politikanëve shqiptarë edhe fjalimin e sekretares amerikane të shtetit 

“Gjatë vizitës në Shqipëri, Hillary Clinton kërkoi nga politika shqiptare të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme. Populli duhet të ketë besim tek rezultati. Ajo shtoi se demokracia nënkupton jo vetëm zgjedhjet, por edhe institucione transparente dhe shtyp të pavarur”, deklaroi ambasadori amerikan.

Arvizu shtoi: “Shoqëria civile është një përbërës kryesor i zgjedhjeve demokratike. Përfshirja e saj ndikon në garantimin e dëgjimit të zërit të popullit. Demokracia e Shqipërisë do të jetë më e fortë nëse shoqëria civile do të angazhohet më shumë.”

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.