Reagon Rama : Pse të mos bëjmë debat publik për shëndetësinë

Ndërkohë sot në rrjetin social facebookKryetari i PS-së, Edi Rama, kërkon një debat publik për shëndetësinë me kryeministrin e vendit duke iu përgjigjur kërkesës së kryeministrit për t’i kërkuar publikisht ndjesë infermiereve.
“Pse mos bëjmë një debat publik për shëndetësinë dhe për kush duhet t’u kërkojë ndjesë jo vetëm infermiereve po të vdekurve e të gjallëve? Po nëse ia mban zemra debatin le t’i zgjedhë vetë vendin formatin gazetarët ditën, orën dhe le t’i shohim aty pastaj sukseset në shëndetësi! Një kardiolog në pushtet që rrënoi shëndetësinë dhe një KM që takson më shumë infermieret se veten duhet të ikë me vrap e të fshihet, Turp!”- shkruan Rama.
MAPO
Add new comment