“Gërdeci”, para shtesë për familjet e dëmtuara

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot dhënien e nj fondi shtesë për familjet e prekura nga shpërthimi i vitit 2008 në Gërdec.
Në vendimin e sotëm të këshillit të Ministrave thuhet se; “Bashkisë Vorë, në buxhetin e vitit 2013, t’i akordohet fondi shtesë prej 13 018 800 (trembëdhjetë milionë e tetëmbëdhjetë mijë e tetëqind) lekësh, për dhënie ndihme financiare familjeve të dëmtuara nga aksidenti teknologjik i datës 15.3.2008 në fshatin Gërdec.”
Këto para do të shkojnë për pagesën e qirave të banesave dhe të dëmeve të shkaktuara nga mospërdorimi i tokave e kulturave bujqësore, që ndodhen brenda perimetrit 300 ml rreth kraterit, e cila ishte shpallur si zonë e sigurisë së lartë, për vitet 2011 dhe 2012.
Ky fond, sipas qeverisë do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe vendimi hy në fuqi menjëherë
PANORAMA
Add new comment