Bie akuza për kontrabandë barnash ndaj Tahirit

-Babai i deputetit socialist u vu në pranga dhe nën akuzë për vetëm 9 mijë lekë. Ky është dëmi që 62-vjeçari i ka shkaktuar shtetit me mosdeklarimin e mallit të tij, pra barnave të sekuestruara nga policia. Po kështu, ka dalë blof policia me akuzën e saj për kontrabandë. Akuzat e bërë publike nga policia menjëherë pas arrestimit, të cilat lidheshin me kontrabandë medikamentesh, është ndryshuar dhe është kthyer në tregtim të paligjshëm ilaçesh. Sot gjykata bazuar në kërkesën e prokurorisë pritet ta lërë 62-vjeçarin, Bashkim Tahiri në një masë më të lehtë, detyrim paraqitjeje, pasi jo vetëm që policia nuk ka mundur të sigurojë asnjë provë të detyrojë prokurorinë të kërkojë masë më të rëndë për të. Por, lirimi i tij bëhet edhe për faktin se Tahiri nuk është person me rrezikshmëri shoqërore, apo që mund të dëmtojë provat e mbledhura nga policia dhe prokuroria. Referuar të dhënave që vijnë nga prokuroria, bëhet me dije se policia ka plotësuar dy procesverbale të ndryshme në lidhje me të dhënat në vendin e ngjarjes, ku në njërin është fiksuar fakti se barnat në momentin e arrestimit iu gjetën Bashkim Tahirit, ndërsa në një tjetër procesverbal është shënuar se materialet u janë sekuestruar shtetasit Bashkim Tahiri dhe shtetases Nadire Taga. Mbikëto dokumente policia dhe Task-forca e Prokurorisë e konsideruan të ligjshëm arrestimin në kushtet e flagrancës të babait të Saimir Tahirit nën akuzën e kontrabandës së medikamenteve, ku u tha se vlera e tyre shkonte deri në 10 mijë euro.
Kërkesa e prokurorisë
Sipas të dhënave që vijnë nga hetimi, kërkesa për gjykimin e tre…
SHEKULLI
Add new comment