Kuvend, pritet votimi i dekreteve të Nishanit

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë pritet te miratoje sot tre dekretet e presidentit Nishani për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
Dekretet u kaluan vetem me votat e maxhorances ne komisionin e Ligjeve, nderkohe qe opozita e cilesoi procesin antikushtetues dhe nuk mori pjese ne votim. Opozita deklaroi se ne Kuvend jane sjelle më parë dekretet e ish- presidentit Topi për këto emërime, të cilat kuvendi nuk i mori asnjëherë në shqyrtim.
Pjese e rendit te dites ne seancen e sotme plenare jane edhe nje sere projektligjesh si ai per uljen e taksave vendore, heqja e TVSH-së për pagat deri në 30 mijë lekë dhe kontrata e koncesionit për kaskadën e Devollit.
PANORAMA
Add new comment