Tiranë, sherr mes të rinjsh, vritet me levë 17-vjeçari, plagoset një tjetër

Postuar në 28 Mars, 2013 14:16

 

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një sherri mes të rinjsh mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Varri i Bamit’, në kryeqytet ndërsa autori i krimit të rëndë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas policisë, viktima është 17-vjeçari Gjergji Prenga, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe 18 vjeçari Julian Frroku i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se 17 vjeçari Prenga ka humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja me levë në kokë.

Dyshohet se sherri mes të rinjve, që njiheshin mes tyre, ka ndodhur për motive banale. Forca të shumta police kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë shoqëruar 10 persona për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së rëndë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.