Pas ndryshimit të emrit të komunës, në Pustec kërkojnë edhe kombësi maqedonase

Pasi arritën që të ndryshonin emrin e komunës së tyre, nga Liqenas në Pustec, banorët e kësaj zone tashmë kërkojnë që të marrin kombësinë maqedonase.
5300 banorët minoritarë në këtë zonë të Korçës kanë thënë se po u humbet identiteti, ndaj kanë kërkuar që t’u rikthehet termi i kombësisë në dokumentet e tyre.
“Shfuqizimi i termit kombësi nga regjistrat e gjendjes civile është një shqetësim i madh për gjithë minoritetin maqedonas që jeton në Shqipëri. Kombësia është një identifikim i vetë minoritetit dhe ka qënë një krenari për të, pasi ajo ekzistonte edhe në kohën e komunizmit. Pra, aso kohe në pasaportat apo certifikatat e banorëve të Pustecit shkruhej kombësia maqedonase. Heqja e kombësisë është një ofendim ndaj këtij minoriteti dhe problemi ka shkuar deri në Strasburg. Ne kërkojmë rikthimin e kombësisë në regjistrin e gjendjes civile. Me këtë shfuqizim të kombësisë ne jemi fshirë si minoritet në dokumente. Por është e drejta jonë dhe do e kërkojmë për t’u rikthyer kombësia në zyrat e gjendjes civile”, ka thënë për “GSH” kreu i komunës Pustec, njëherazi kreu i partisë së minoritetit “Aleanca e maqedonasve”, Edmond Themelko./b.l
TEMA
Add new comment