LSI bllokon votimin e dekreteve të Nishanit

Maxhoranca tërheq në momentin e fundit nga votimi tre dekretet e presidentit për gjykatësit e lartë dhe kushtetues. Shkak refuzimi i LSI. Një ditë më parë Vasili kërkoi votimin e Artan Hoxhës që PD nuk e morri në shqyrtim. Mungojnë në seancë Meta dhe Tavo, ndërsa Koka largohet pak pas filimit të seancës
Bllokohen dekretet e Presidentit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Mazhoranca ka tërhequr në minutën e fundit nga votimi në seancën e djeshme dekretet e Besnik Imerajt dhe Gani Dizdarit të propozuar për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Xhezair Zaganjorit për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Kjo për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme në sallë për të realizuar miratimin e tyre, pavarësisht se një dekret miratohet me shumicë të thejshtë. Ky të paktën ka qënë argumenti që është dhënë nga shumica qeverisëse, megjithëse gjatë votimeve të djeshme ajo siguroi minimumi 69 vota, të mjaftueshme ato për të miratuar edhe dekretet. Por duket se arësyet kanë qënë më të forta dhe jo thjesht mungesat e rastësishme të numrave. Burime të tjera nga mazhoranca të pyetura më vonë bënë të ditur se shkak për këtë tërheqje është bërë qëndrimi refuzues i Lëvizjes Socialiste për Integrim për të votuar tre dekretet e mësipërme. Dhe sicc mësohet ky qëndrim nuk ka patur të bëj me pretendime lidhur me këto kandidatura, por me mospërfshirjen nga mazhoranca në listën e dekreteve që duhet të votoheshin edhe dekretin e mëparshëm të propozuar nga ish-presidenti Bamir Topi, për Artan Hoxhën, i cili u propozuar gati 10 muaj më parë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese në vend të Petrit Plloccit. Kjo në fakt u paralajmëruar dy ditë më parë edhe nga zëvendëskryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili gjatë një konference për shtyp i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë ccështje do të shprehej se „lidhur me mosshqyrtimin e dekretit për gjykatësin Artan Hoxha, ne e vlerësojmë si një anormalitet, sepse çdo dekret i Presidentit ka detyrimin ligjor që të merret në shqyrtim nga Parlamenti dhe ky i fundit mund të shprehet pro apo kundër sipas gjykimit të tij, por ka detyrim ta marrë në shqyrtim dhe të shprehet me votë për të”. Por përvecc këtij mesazhi mediatik, mësohet se të dyja forcat kryesore të mazhorancës kanë komunikuar gjatë 24 orëve të fundit lidhur me këto votime, por duket se konsensusi ka qënë i pamundur, duke bërë që demokratët të shkonin në seancën e djeshme pa konsensusin e LSI-së. Në kushte të tilla dekretet e programuara për t’u votuar në seancën e djeshme nuk janë përfshirë në rendin e ditës. Dhe kjo sepse PD i është trembur më shumë një mospjesëmarrje fare në votim të deputetëve të LSI-së sesa votës kundër të tyre. Në rast se ata nuk do të merrnin pjesë në votim dhe nga ana tjetër edhe PS do të vepronte si edhe në Komisionin e Ligjeve duke mos u bërë pjesë e këtij procesi, atëherë mazhoranca do të humbiste kuorumin e nevojshëm për të realizuar votimin. Në rast se deputetët e LSI-së do të votonin thjesht kundër apo do të abstenonin, kjo do t’i mjaftonte mazhorancës për të votuar dekretet, pasi do ti mjaftonin votat që kishte në sallë. Ndaj gjatë seancës së djeshme ka rënë në sy mungesa e kreut të LSI-së Ilir Meta dhe ministrit të kësaj force Vangjel Tavo. Ndërkohë që kryetari i grupit Lefter Koka megjithëse ka qënë në fillim prezent është larguar nga salla dhe nuk është rikthyer më për të votuar projektligjet që ishin në rend të ditës. I vetmi që ka qëndruar deri në fund dhe ka votuar pro projektligjeve që ishin për shqyrtim ka qënë nënkryetari Nasip Nacco. Por vecc tyre ra në sy dhe mungesa gjatë gjithë seancës së kreut të PDIU-t Shpëtim Idrizi. Nuk dihet nëse ky qëndrim i LSI-së ka të bëj thjesht me një kërkesë të saj për të votuar edhe kandidaturën e Artan Hoxhës, apo ka të bëj me një mesazh që ka dashur ti përcjellë PD-së në këtë fazë finale të përcaktimit të koalicioneve. Megjithatë duhet theksuar në këtë rast se LSI ka mbajtur shpesh herë qëndrime kundër PD-së sa i përket emërimeve në institucionet kushtetuese dhe gjykata.
Qëndrimi publik i LSI-së
Petrit Vasili: ”Lidhur me mosshqyrtimin e dekretit për gjykatësin Artan Hoxha, ne e vlerësojmë si një anormalitet, sepse çdo dekret i Presidentit ka detyrimin ligjor që të merret në shqyrtim nga Parlamenti dhe ky i fundit mund të shprehet pro apo kundër sipas gjykimit të tij, por ka detyrim ta marrë në shqyrtim dhe të shprehet me votë për të”.
MAPO
Add new comment