SHUMICA E SERBËVE DUAN MARRËVESHJE ME PRISHTINËN

Postuar në 30 Mars, 2013 03:05

 

Më shumë se 60% e qytetarëve të Serbisë konsiderojnë se marrëveshja e Beogradit me Prishtinën duhet arritur me çdo çmim ose me koncesione minimale. Këto rezultate janë bërë të ditura sot nga prezantimi i një hulumtimi që ka bërë agjencia Faktor plus.

U tha se rezultatet e këtij hulumtimi kanë dal nga anketimi që është bërë me 1260 në fund të marsit, nga i cili 24 % e qytetarëve serb konsiderojnë se marrëveshjen duhet arritur me çdo çmim pasi vetëm ashtu Serbia mund të ecë përpara, përderisa 38% mendojë se marrëveshja duhet arritur me koncesione minimale.

Drejtori i agjencisë Faktor plus, Vladimir Pejiq ka thënë gjatë një konference me gazetarë se njëkohësisht 27 % e të anketuarve mendojnë se nuk duhet nënshkruar kurrfarë dokumenti i cili nënkupton pavarësi të Kosovës.

Ai mendon që rezultati tregon se po rritet dëshira e qytetarëve të Serbisë që të ketë rezultate konkret dhe çështja e Kosovës të zgjidhet sa më parë dhe se ata janë më të interesuar për zgjidhje të probleme ekonomike të cilat mbisundojnë mbi ato politike dhe nacionale.

Gjatë prezantimit të këtij hulumtimi të opinionit është thënë se 56 % e qytetarëve mendojnë se bisedimet për Kosovën në Serbi ecin në drejtim të gabuar, çdo i dhjeti konsideron se janë në drejtim të mirë përderisa 1/3 është janë deklaruar si të papërcaktuar.

Si fajtorin më të madh për zhvillimet në Kosovës, 42% e qytetarëve janë deklaruar të jetë bashkësia ndërkombëtare, përderisa 20% kanë thënë se ishte pushteti i Sllobodan Millosheviqit.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.