Tmerr në Kamzë, nëna e sëmurë helmon të bijën 18- vjeçare me fostoksinë, vuante nga sindroma Daun

Një grua 45- vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka ndërmarrë një akt të tmerrshëm ditën e sotme. Ajo ka tentuar që të helmojë me fostoksinë të bijën 18- vjeçare, që vuante nga sindroma Daun.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kamzë.
Por pasi ka helmuar të bijën, nëna ka tentuar që t’i japë fund jetës.
Ka dyshime se nëna vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe në gjendje depresive e ka ndërmarrë aktin e rëndë.
Për fat të mirë të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.
/ep
TEMA
Add new comment