Pëllumb Xhufi:Historia duhet të rishikohet. Peticioni nuk m’u ofrua,por nuk do e kisha nënshkruar

Postuar në 30 Mars, 2013 07:09

 

“Nuk do ta kisha nënshkruar  edhe sikur të më ishte ofruar”. Kështu shprehet  historiani Pëllumb Xhufi në lidhje me peticionin  kundër ndryshimit të teksteve  të historisë  në Kosovë, me kërkesë të qeverisë turke.

“Peticioni nuk më është fruar për ta nëshkruar. Me sa duket, organizatorët e peticionit nuk më vlerësojnë të përshtatshëm, nuk më vlerësojnë  “të tyrin”, ose ndoshta –ndoshta më rreshtojnë edhe mua  në rradhën  e “pseudohistorianëve” pjestarë të komplotit që synon ‘turqizimin’ e historisë  sonë kombëtare , që aq shumë  stigmatizohen  në peticonin në fjalë. E dimë tashmë . Peticione të tilla  vuajnë thuajse gjithnjë  nga qasje  intolerante  e përjashtimore’’-thekson Xhufi.

E megjithatë, ai shprehet se nuk do ta kishte nënshkruar peticionin.

“Vërtet  mes nënshkruesve  gjenden shumicë emrash, krahas të cilëve do kisha nder dhe privilegj të rreshtohesha, sigurisht për beteja dhe kauza të tjera.Por gjej aty edhe emra personazhesh, me ndonjërin prej të cilëve  kam pasur edhe debate të hapura , që më duket se i janë bashkuar listës  për opurtunizëm, për fanatizëm, për snobizëm intelektual,për qurravitje,për mosdije dhe për  një lexim egoist  e të paragjykuar  të qëllimit të peticionit. Nuk e shpjegoj dot ndryshe faktin , që midis nënshkruesve të aij peticioni , që gati sa nuk pëlcet nga pasioni “pro-Europë’’ dhe nga marazi “anti-Turqi”, gjej ndonjë syresh që diku e dikur, në një konferencë  të organizuar nga Komuniteti Mysliman, u mburrej dëgjuesve   të rreshtit të parë  për identitetin  dhe për ndjenjat e pastra islamike, duke tundur  kravatën e tij e tij të përzgjedhur posaçërisht  me ngjyrë jeshile!”-tregon Xhufi.

Sipas Xhufit historia duhet rishikuar.

“Nëse ka një kërkesë të palës turke  për të “riparë” pasazhe të caktuara të teksteve  të historisë  në Shqipëri  apo në Kosovë , përse duhet të na kapë paniku?Në fund të fundit, rishikimi i teksteve të historisë  është edhe një detyrim  i vendosur ngë Këshilli i Europës edhe vetë bashkimi europian ndaj të gjitha vendeve të Ballkanit. Përse mos e shfrytëzojmë këtë rast edhe ne vetë ,për të ngritur problem  që kanë të bëjnë me trajtimin  e historisë në tekstete  shkollave turke , greke serbe etj?”-thotë Xhufi për gazetën “Panorama”

Xhufi thekson se  shqetësimi i zotërinjve që kanë nënshkruar peticionin është  kryekëput politik , pasi i tremben rikthimit të “gogolit” të perandorisë Osmane ./A.XH

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.