Punësimi, Rama ftesë Berishës për debat publike: Kë duhet të besojmë, kryeministrin apo INSTAT-in

Postuar në 30 Mars, 2013 07:13

 

Kreu i PS-së, Edi Rama, i ka bërë sërish ftesë kryeministrit Sali Berisha për t’u përballur me njëri-tjetrin n debat. Rama para dy ditësh i ka bërë ftesë Berishës për debat të hapur për sistemin e shëndetësisë, ndërsa ftesa e sotme e tij vjen për punësimin. 

Ky reagim i kreut të opozitë në “Facebook” erdhi pasi kryeministri Berisha deklaroi se vendi ynë ka pasur rritje të punësimit.

“Keni hapur 200 mijë vende pune, siç thoni ju, apo keni humbur në 4 vjet 51 mijë, siç thotë INSTAT-i juaj? Le të bëjmë një debat e ta shohim këtë", i drejtohet Rama- Berishës. 

Kohët e fundit analistët dhe mediat në shumë emisione televizive kanë kritikuar kryeministrin Berisha, se po heziton të dalë në ekran dhe po i shmanget pyetjeve të gazetarëve nëpër emisione gjithashtu po i shmanget edhe debatit me kreun e opozitës Edi Rama.

Rama më herrët ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se, po kopjon jo programin e PS-së pa i ndryshuar asgje. "Sot vetëm orën nuk kanë kopjuar për konventën e programit. Sa më shumë kopjojnë, aq më fort vulosin programin tonë", përfundon Rama mesazhin e tij. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.