Berisha: “Kemi ndihmuar 42 mijë fermerë”. Ruli: “Ndihmuam 25 mijë fermerë”. Kujt t’i besojmë?

Postuar në 30 Mars, 2013 13:07

 

Para pak ditësh, në Kosovë të Lushnjes, kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara fermerëve se kanë financuar më shumë se 42 mijë familje fermerësh.

“Nga viti 2007 e deri më sot, ne kemi financuar 42 mijë familje fermerësh në mbarë Shqipërinë. Kemi financuar rreth 1100 në rrethin e Lushnjes. Nga viti 2007 e deri më sot, ne kemi përfshirë në këto skema 26 sektorë të bujqësisë dhe blegtorisë. Ne këtë periudhë kemi vendosur një paketë të re ligjore, e cila heq çdo lloj tarife apo takse doganore, TVSH, për gjithçka ju duhet për prodhimin bujqësor, qofshin ato makineri, kimikate, medikamente për fermat blegtorale apo qofshin ushqime të caktuara për sektorë të blegtorisë. Ne kemi hequr çdo tatim që rëndonte më parë direkt apo indirekt mbi fermerin shqiptar,” deklaroi Berisha.

Por tre muaj më parë, ishte ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, që në një seancë plenare, deklaroi se ata kanë ndihmuar 25 mijë fermerë.

“Po vazhdoj me shifrat e çmimeve që ju përmendët, madhësia e të cilave nuk vendoset këtu, por jashtë. Nuk vendoset fare nga politikat e mbrapshta apo të mbara të qeverive shqiptare, por varet nga politikat globale të tyre, siç vendosen çmimet e energjisë, të drithit dhe të të gjitha imputeve bujqësore.

Ajo për çfarë mund të mburret apo të kritikohet një qeveri shqiptare është se sa e ka ndihmuar drejtpërsëdrejti fermën. Në ndihmën e drejtpërdrejtë për fermën bujqësore, ju keni ndihmuar vetëm 22 subjekte me një grand japonez që ua dhatë falas miqve tuaj. Ndërsa ne kemi minimumi 25.000 fermerë, të cilët kanë përftuar nga kjo ndihmë,” tha Ruli dhjetorin e shkuar.

Këto dy deklarata kontradiktore i servir Ilir Beqja, sekretari për programin në PS.

Tani i bie që për tre muaj janë ndihmuar edhe 12 mijë fermerë. Këtë nuk e ha kush. Është thjesht një rrumpallë shifrash si gjithmonë. Ta hajë kush ta hajë. Ky është stili i ri i mazhorancës./ep

    TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.