PS: Dështimi me punësimin, një nga 100 arsyet pse duhet të ikë Berisha

Partia Socialiste ka vijuar që të prezantojë 100 arsyet pse nuk duhet votuar kryeministri Sali Berisha më 23 qershor, një nga të cilat sipas PS është punësimi.
Sipas Arbian Maznikut nga grupi i punës për punësimin në PS, jo vetëm që nuk janë hapur vende pune të reja, por kanë humbur 51 mijë vende.
“Ka disa ditë që kryeministrit shqiptar ndonjë këshilltar i huaj, i ka thënë që punësimi është problemi më i madh i shqiptarëve. Me këtë sjellje ai po i vërteton shqiptarëve, që për 8 vjet për asnjë sekondë nuk është shqetësuar për problem e tyre, dhe për problemin e tyre më të madh, punësimin.
Në këto të zgjedhje të reja Sali Berisha është rikthyer me rrena të vjetra.
Po le të shohim disa të dhëna që faktojnë dështimin e Sali Berishës në çështjen e punësimit.
Sipas të dhënave të vetë INSTAT-it nga vitit 2008, Sali Berisha ka humbur 51.000 vende pune. 51 mijë vende pune me pak, nga 160 mijë qe premtoi. Sot Sali Berisha u ka borxh 211 mijë vende pune shqiptarëve.
Qeveria ka një program që quhet Program i Formimit të Punëkërkueseve të papunë. Ky program vit pas viti ka punësuar më pak e më pak të papunë dhe vitin e fundit është katandisur në punësimin e vetëm 767 vetë. 0.54% të punëkërkuesve. Vetëm 1 nga çdo 1300 të papunë.
Program tjetër i nxitjes së punësimit ka ulur çdo vit numrin e punësuarve dhe ka përfunduar në një derexhe dhe më të keqe se ai i pari. Vetëm 569 të punësuar. 0.4% të punëkërkuesve. 1 për çdo 1750 të papunë.
Ndaj dhe Sali Berisha ka për detyrim sot, që në vend se të shesë broçkulla të reja, të japë llogari për dështimet e tij”, tha Mazniku.
SHQIP
Add new comment