Përfundon qetë protesta, Kurti: Mitrovica duhet të bashkohet

Postuar në 30 Mars, 2013 13:12

 

Ka përfunduar në mënyrë të qetë protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nisi nga ora 13.00 në në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë.

Në te moren pjesë mijëra qytetarë, të cilët iu bashkuan thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje, për të protestuar kundër, siç kanë thënë ata, “padrejtësive që po ndodhin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Masës së qyetarëve të mbledhur në sheshin “Mehë Uka”, i është drejtuar Shpend Ahmeti, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe vetë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili duke kërkuar reziprocitet në bisedime, ka paraljmëruar protesta të reja në rast se ndodh ndryshe.

“Duhet të ketë reciprocitet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse më shumë ka shqiptarë në Serbi, se sa që ka serbë në Kosovë. Nëse do të ketë marrëveshje më 2 prill, ne do të demonstrojmë në Prishtinë kundër tradhtisë së Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, Mitrovica nuk mund të ndahet në dy pjesë, por eshtë një qytet që duhet të bashkohet.

Protesta e sotme mbahej nën moton “Bashkohemi në Mitrovicë”, dhe u zhvillua vetëm tri ditë para takimit të ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me homologun serb, Ivica Daçiq.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.