Pashkët, Nishani uron besimtarët katolikë

Postuar në 30 Mars, 2013 13:13

 

TIRANE- Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka uruar gjithe besimtaret katolike per festen e Pashkeve. “Pashkët me anë të simbolit të përsosjes përmes sakrificës, na japin shembullin aq të vyer të rrugës sa të mundimshme dhe të bukur drejt Virtytit. Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë. Pashkët na rievokojnë rëndësinë e të rënit dëshmor të njeriut për njeriun”- shkruan Nishani ne mesazhin e tij te urimit per besimtaret.

Sipas tij, pashkët na rikujtojnë rëndësinë e Pasionit krishtëror dhe njerëzor dedikuar lartësimit të Njeriut, por, mbi të gjitha, Pashkët na kujtojnë Ringjalljen, këtë mrekulli njerëzore dhe qiellore, për të cilën kemi aq nevojë.

“Në këtë mënyrë, dhe për këto arsye, Pashkët ju sjellin juve dhe të gjithëve Kumtin divin se sakrificat për një jetë të denjë janë një domosdoshmëri që duhet përballuar, pavarësisht nga rrethanat sado të vështira, pavarësisht nga vuajtjet sado të mëdha”- shkruan Nishani.

Ai ka kujtuar besimtaret se ne jetojmë dhe vdesim, Krishti vdiq dhe jetoi, Krishti u ngjall, edhe ne do të ringjallemi.

“Si dhe t’ju kujtoj gjithashtu, se po të mendojmë nga pak çdo ditë për Sakrificën e Krishtit, bëhemi më të mirë, më të urtë, më të butë, më të dashur, më të njerëzishëm, për vete, për tjetrin, dhe për të gjithë. Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe, miqësi, kthjelltësi”- shkruan ai.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.