Pashkët katolike

Në të gjitha kishat katolike në Shqipëri e Kosovë janë ndjekur meshat e shenjta të Pashkëve. Me këtë rast, “Top-Channel” uron të gjithë besimtaret katolike gëzuar.
Në katedralen e Shën Palit, këtu në Tiranë, është duke u mbajtur mesha e shenjtë e pashkëve e drejtuar nga klerikët më të lartë të kishës në Shqipëri.
Pashkët janë momenti më kulminant i krishtërimit dhe vete thelbi i besimit sepse simbolizon ringjalljen e jetes, shpresës për jetën dhe të vërtetën.
Me kryqëzimin e Krishtit dhe ngjalljen e tij, i gjithë njerëzimi ka fituar shpresë.
TOP CHANNEL
Add new comment