Dy persona sulmojnë Kreshnik Spahiun gjatë mitingut të AK-së, policia nuk ndërhyn

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është përballur me një incident gjatë tubimit që kjo parti ka mbajtur në Elbasan. Dy persona kanë tentuar që të prishin tubimin dhe të qëllojnë Spahiun, ndërkohë që policia nuk ka reaguar.
“Në sheshin kryesor të Elbasanit, 2 persona tentuan 2 herë të prishin tubimin duke goditur drejt podiumit me gjysma tullash, me gurë, me leva. Na u desh të qetësonim mbështetësit që kapën këta 2 persona dhe nuk po i lëshonin. Personat janë ndaluar nga aktivistët, janë përleshur për t’i mbajtur dhe policia nuk ndërhyri dhe jo më për ti ndaluar ata”, ka thënë Spahiu për News 24.
Ndërkohë, duke u ndalur tek mitingu që AK do të zhvillojë më 7 prill, Spahiu ka thënë se, “7 prilli do jetë një ditë e madhe, dita e Çlirimit, dita e shporrjes së njeriut më të urryer të gjithë shqiptarëve. Ne e njohim si shtetasi Berisha dhe më pas do njihet si i pandehuri Berisha, njeriu që shiti trojet, por që kreu dhe vrasje, deri dhe vrasje në mes të Tiranës e Tropojës. Le të veshë antiplumb, por orteku kuq e zi do ja shpojë atë jelek”
TEMA
Add new comment