Durrës, ngacmoi të miturën, “burg pa afat” për 31-vjeçarin

Postuar në 31 Mars, 2013 11:57

 

Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e dënimit “arrest me burg”, për 31-vjeçarin Fisnik Kuka, i cili akuzohet akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture. 

Në seancën gjyqësore, organi i akuzës i përfaqësuar nga prokurori Drini Pali ka kërkuar burg pa afat për Kukën, i cili u denoncua në polici nga prindërit e një të miture 12 vjeçare, për ngacmim seksual. 

Avokati mbrojtës ka kërkuar masën e sigurisë, “detyrim paraqitjeje”, me pretendimin se 31-vjeçari, i cili vuan nga sëmundja e Epilepsisë është i sëmurë dhe duhet të shtrohet në spital, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykatësja e çështjes Shpëtime Pitaku, e cila vendosi që Fisnik Kuka të qëndrojë në burg. 

31-vjeçari Kuka është arrestuar në flagrancë, në datë 28 Mars, pasi ka ngacmuar seksualisht, një 12-vjeçare, banore e Durrësit, teksa kthehej për në banesën e saj. 

Prindërit e së miturës kanë kërkuar dënimin maksimal të pedofilit, duke ja lënë gjithçka në dorë drejtësisë dhe policisë.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.