Përhapen me shpejtësi sëmundjet seksuale, shkak “shthurja”

Vitet e fundit , sëmundjet seksualisht të transmtueshme po përhapen me shpejtësi.
“Shtimi i sëmundjeve seksuale vjen si pasojë e një jete të lirë seksuale. Por këto vitet e fundit po shohim një rishfaqje të sifilizit , sëmundje e cila u arrit të zhdukej pas një pune shumë të madhe”-thekson mjekja obstetre –gjinekologe Afërdita Kruja.
Sipas saj :”Kjo vjen si rezultat i një jete të lirë seksuale , por duhet të kujtojmë që kjo jetë e lirë seksuale duhet të ndiqet edhe me masa të tjera mbrojtëse.Sëmundjet seksualisht të transmetuesme janë më shumë se 20 lloje secila”- tregon mjekja.
Kruja thotë se nuk ka satistika ,po numri i pacientëve të prekur , shihet gjatë vizitave të pacientëve çdo ditë. Ndërsa përsa i përket shpërndarjes nëpër qytete ajo tregon se : “Sigurisht që Tirana ka një përhapje më të madhe sepse këtu janë grumbulluar nga të gjitha vendet e Shqipërisë”- nënvizon ajo për “GSH”-në.
Ajo apelon që të merren masa mbrojtëse gjatë marrdhënieve seksuale ,pasi numri i të prekurve me HIV, Sifiliz,etj po vjen gjithnjë e një rritje./A.XH
TEMA
Add new comment