Berisha opozitës: Votoni tre ligjet si akt pendese për të gjitha bllokimet në Parlament.

Postuar në 01 Prill, 2013 08:41

 

Kryeministri Sali Berish i bëri thirrje sot opozitës që të votojë tre ligjet   si akt pendese për të gjitha bllokimet në Parlament.“Ju ftoj të votoni, të bëheni të përgjegjshëm, të dilni nga asgjëja”- deklaroi kryeministri. Përsa I përket  ndryshimeve në pr/ligjin për planifikimin e territorit, Berisha u shpreh se  ky ligj hap siparin e Tiranës moderne dhe i jep fund, epokës të betonizimit të ish-kryebashkiakut Edi Rama. “Do shndërrojë zonat periferike të Tiranës, ku shkarkoheshin makinat e plehrave se nuk niseshin në Sharrë se u vidhej karburanti, tani do jenë zona kryesore të metropolit, do kenë bulevardin ndër më të bukurin në Evropë, bulevardi i Dëshmorëve të Kombit, Zogu I dyfishohet në gjithë parametrat e tij, do mbetet në memorien e shqiptarëve momenti kur kryetari i bashkisë si i ngratë dhe i shkretë shpërndante në bulevard thasët e plehrave si dëshmi e respektit të tij për qytetin dhe qytetarin. Tirana është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve, merr fund me këtë votim në Kuvend dhe praktika e shpërblimit me leje ndërtimi dhe bërjes milionerë brenda natës vetëm për faktin se kishe teserën e PS dhe paguaje 20% pa bërë fjalë, tani nuk kërkohet më tesera e asnjë partie, tani për pronën do shpërblehen të barabartë mes të barabartëve, si ai mbi të cilin ndërtohet trualli, si ai që i bëhet parking, garazh etj”- tha Berisha.  Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi  e uroi  Kryeministrin për 1 prillin , duke e cilësuar këtë datë si festën e tij. Ai e akuzoi kryeministrin për premtime të pambajtura.“Gëzuar festën kryeministër se sot është 1 prilli. Këto 4 vjet më parë ju keni thënë: Angazhohem se do shqyrtojmë legjislacionet e vendit për ti përshtatur me ato europiane. Sot e kësaj dite në mbyllje të mandatit tuaj politik ke dorëzuar muajin e fundit 4 kode. Objektivi ynë do të jetë renditja e Shqipërisë në 20 vendet e para me korrupsionin më të ulët. Jo se e themi ne por organizmat vëzhgues Shqipëria është vendi i fundit në Europë
Lufta me zero tolerance ndaj krimit të organizuar. Numri i krimeve është 2.8 herë më i madh. Keni thënë se do të krijojmë 6 parqet industriale, sot nuk është vënë në punë asnjë nga parqet që ke deklaruar. Revolucioni fiskal ke thënë se do të vazhdojë pa ndalim, reformimi i sistemit të pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. S`ka asnjë reformë.  Objektivi ynë është se në parqet industriale në autostrada etj. Do të punësoje 160 mijë vende por sot numri i të punësuarve ka rënë.  Shfrytëzimi i importit për të ngritur termocentrale me qymyr dhe për fat të keq s`kemi as edhe një TEC. ” – deklaroi Ruçi.

   MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.