Papandreu, apel Ramës e Metës: Bashkimi mund të sjellë fitoren. Fitorja mund të sjellë shpresë

Nje tjeter apel per bashkepunim mes kreut te PS-se, Edi Rama dhe atij te LSI-se, Ilir Meta ka ardhur kete radhe nga Presidenti i Internacionales Socialiste, Papandreu.
Sipas tij, ata duhet te bashkepunojne dhe se bashku te fitojne, pasi fitorja mund te sjelle shprese e ndryshim.
“Në cilësinë e Presidentit të Internacionales Socialiste dëshiroj t’ju bëj një thirrje Zëvendës Presidentit tonë dhe njëherazi Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Unë u bëj thirrje të dyve për ta konsideruar në mënyrë serioze bashkëpunimin mes forcave të tyre, duke pasur parasysh zgjedhjet e qershorit 2013 që po afrojnë.
Pavarësisht dallimeve, sot sfida e vërtetë është krijimi i një fronti të bashkuar progresist. Ky front i bashkuar progresist do t’i mundësojë vendit ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të garantuar një shoqëri më të ndershme me institucione demokratike, transparencë dhe llogaridhënie. Këto reforma janë të nevojshme qoftë për të siguruar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, qoftë për të garantuar liri dhe drejtësi për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Për të konsoliduar demokracinë në Shqipëri nevojiten zgjedhje të lira e të ndershme dhe një shumicë e re qeverisëse që të jetë e vendosur dhe e gatshme për të garantuar sundimin e ligjit. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin, për Europën dhe më gjerë.
Në këto kohë sfidash dhe krize ekonomike, progresistët, socialistët dhe socialdemokratët kanë përgjegjësinë të garantojnë që interesat e njerëzve të dëgjohen dhe shihen si prioritet, duke garantuar një funksionim transparent të qeverisjes dhe institucioneve demokratike.
Bashkimi mund të sjellë fitoren dhe fitorja mund të sjellë shpresë dhe ndryshim. Dëshira ime është që të dy ju, të dashur Edi dhe Ilir, ta shfrytëzoni këtë mundësi historike.
Mund t’ju garantoj se do të keni mbështetjen e plotë të të gjithë familjes sonë progresiste në përpjekjen e vështirë dhe të guximshme drejt përmbushjes së synimeve dhe vlerave tona të përbashkëta,” thuhet në deklaratën e Papandreut.
PANORAMA
Add new comment