Zjarr në një parking makinash në “Don Bosko”. Nuk ka të lënduar

Një zjarr është shkaktuar në një parking makinash në zonën e “Don Boskos”, pak minuta më parë. Sipas informacioneve të para, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Dyshohet se nga zjarri i rënë në parkingun e kompleksit ‘Vizion Plus’ janë djegur disa makina.
Roja i parkingut ka deklaruar fillimisht të ketë parë të paktën dy makina që digjeshin. Sipas policisë makinat e djegura janë një Ford me targë AA 081 CJ dhe një makinë tjetër tip "Mitsubishi".
Në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse, ndërsa raportohet se nuk persona të lënduar. Nga burime në vendngjarje, mësohet se CEZ ka ndërprerë energjinë elektrike në zonën ku rënë zjarri për arsyje sigurie.
SHEKULLI
Add new comment