"Do të zëvendësoj ministrat e LSI-së"

Postuar në 02 Prill, 2013 15:44

Kryeministri Sali Berisha nisi me komentimin e zhvillimeve të fundit politike në vend takimin e radhës me gazetarët, takim i parashikuar për të bërë publik programin e Partisë Demokratike për bujqësinë dhe zhvillimin rural në katër vitet e ardhshme, nëse kjo forcë politike do të sigurojë një tjetër mandat në zgjedhjet e 23 qershorit. 

Berisha i qendroi deklaratës së lëshuar paraditen e së martës në profillin e tij në rrjetin social Facebook, ku tha se cdo parti politike është e lirë dhe e pavarur të vendosë për interesin dhe të ardhmen e saj. 

“Nuk mundet që unë të mos plotësoj kërkesën e parashtruar që lexoj në sytë e secilit prej jush lidhur me komentin tim për zhvillimet e fundit në vend, ndaj komenti im është ky: lajmet

Ikja e LSIPS fton zyrtarisht LSI-nëKu do të shkojë LSI?Papandreu: Rama dhe Meta të bashkëpunojnë

për largimin, për mundësinë e largimit të LSI nga qeveria, personalisht jam shprehur në mënyrë të përsëritur që cdo forcë politike është e lirë dhe e pavarur të marrë vendimet që i konsideron në interesin më të mirë për veten e saj dhe të ardhmen”, tha Berisha. 

Si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Demokratike, Berisha tha se është i angazhuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në standardet më të larta. Sipas Berishës, boshllëqet e krijuara nga largimi i mundshëm i LSI-së janë të parashikuara nga Kushtetuta e vendit. 

“Sa më përket mua si kryeministër dhe Partisë Demokratike dua të theksoj se kjo kohë është koha e përgjegjësisë më të madhe të qeverisë ndaj edhe unë mbetem shumë i vendosur që qeveria të bëjë gjithcka për të garantuar një proces zgjedhor të standardeve më të mira ndërkombëtare, një proces në respekt të ligjit shqiptar të zgjedhjeve dhe Kushtetutës. Së dyti problemi që krijohet nga një vendim i tillë, është një problem që ka zgjidhje të plotë në Kushtetutën e vendit, që është një Kushtetutë demokratike e standardeve më të avancuara. Ka marrë fund koha kur Kushtetuta linte dy palë ministra në këtë vend. Ajo është qartësuar me ndërhyrjet që i bëri PD dhe PS dhe nuk lë vend për asnjë lloj boshllëku dhe komenti. Garantoj që kjo Kushtetutë do zbatohet pikër për pikë. Së treti duke punuar si kryetar qeverie në interesin më të mirë të qytetarëve, siguroj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike se ndjehem më i motivuar se kurrë, më me energji se asnjëherë për t’i udhëhequr ata drejt një fitoreje spektakolare në zgjedhjet e 23 qershorit në mandatin e ri krejtësisht të merituar”, tha kryeministri. 

Kryeministri la të kuptohej se do të zëvendësoheshin ministrat e LSI-së nëse kjo e fundit do të marrë vendimin për të kaluar në opozitë. 

“Kjo është jashtë imagjinatë që një forcë politike të jetë edhe në qeveri edhe në opozitë. Patën një moment shqiptarët, pas zgjedhjeve të fundit lokale, që kishin kryetarin e Bashkisë Tiranës dhe në bashki edhe në opozitë, por shqiptarët e hoqën”, tha Berisha. 

Me largimin e LSI-së me shumë gjasa humbet mazhoranca mbështetëse e qeverisë në Kuvend. Një lëvizje e tillë, e shoqëruar me mocion mosbesimi e besimi nga kryeministri mund ta çojë në zgjedhje të parakohëshme. 

Për kryeministrin Berisha zgjedhjet e parakohëshme janë të papërshtatëshme sepse do të kufizonin edhe vetë numrin e vëzhguesve ndërkombëtarë që janë ftuar në këtë proces. Berisha më tej shtoi se qeveria do të vazhdojë të funksionojë kompakte dhe se ajo ka numrat e nevojshëm në Kuvend për të qenë e qendrueshme. 

“Zoti Rama kishte rrahur gjoksin se më së fundi fitova, se do shkojë në zgjedhje me qeveri teknike, por humbi përsëri. Por kjo është mjeshtëria e tij, humbja është arti i tij. Pa diskutim, në këtë periudhë më shumë se kurrë, qeveria duhet të jetë e plotë, aktive dhe kompakte, për t’iu përgjigjur kërkesave të momentit themelor, kyç të zhvillimit të demokracisë, që janë zgjedhjet e përgjithshme. Natyrisht, unë u shpreha, mazhoranca ekziston në parlament”, tha Berisha. 

Kryeministri tha se vendimi i LSI-së ishte i padëmshëm për qeverisjen e vendit në këtë periudhë. 

“Vendimi është pa pasojë. Qeveria do të riformatohet me mbështetje të qartë, me mazhorancë të qartë në parlament dhe do përmbushë detyrimet e veta ndaj qtyetarëve. Nuk mund të them se do të krijojë një pasojë”, tha Berisha. 

Më tej fjala e kryeministri vijoi me programin e Partisë Demokratike për bujqësinë. Berisha tha se në dy javët e fundit është përpunuar me ndihmën e specialistëve një program për zhvillimin e këtij sektori, mes të cilëve edhe një projekt-pilot që do të zbatohet në Lushnje. 

Deklarata e postuar në Facebook 

Kryeministri Sali Berisha ishte i pari nga politikanët që konfirmoi lajmin e largimit të Ilir Metës nga koalicioni qeveritar. 

Një debat i gjërë ka shpërthyer lidhur me njoftimet së LSI do të vendosë të lërë qeverinë. Qendrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar se çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron. Natyrisht për mua, qeveria dhe qeverisja janë përgjegjësi që bëhen edhe më të mëdha në periudhë elektorale.

Me këtë rast dua të siguroj zgjedhësit se asgjë nuk do të cënojë vendosmërinë e qeverisë për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit. Se dyti, dua të garantoj qytetarët se Kushtetuta e vendit ka të gjitha përcaktimet e qarta për zgjidhje plotësisht kushtetuese të çdo problemi institucional dhe se ajo do të respektohet me rigorozitet në frymën dhe germën e saj. Unë mbetem totalisht i përkushtuar të punoj me të gjithë energjitë e mia, në interesin më të mirë të qytetarëve dhe të vendit”, shkruan kryeministri. 

Pothuajse nje muaj me pare, ne nje bashkebisedim me gazetaret, kur u pyet per LSI-ne, Kryeministri Berisha besonte se aritmetika me e mire elektorale per Ilir Meten ishte dilte ne zgjedhje jashte koalicioneve parazgjedhore me Partine Demokratike apo me Partine Socialiste.

"Tani, nëse unë do të isha në vend të kryetarit të LSI-së, çka nuk jam, unë pa mëdyshje së pari do të vija interesin e vendit dhe interesi i vendit është ky: LSI si parti e tretë do të qeverisë me forcën politike që mund të krijojë Qeverinë. Trashëgiminë e qeverisjes e ka me PD-në. Me PS-në dihet sesi është, dihen marrëdhëniet me Edi Ramën janë gjithnjë marrëdhënie të karakterizuara nga një pabesi ekstreme e tij", pati deklaruar Berisha më 7 mars.

Por tani qe marreveshja per koalicion parazgjedhor mes PS-se dhe LSI-se pritet vetem te zyrtarizohet dhe kur jane hapur disa skenare per te ardhmen e Qeverise se Kryeministrit Berisha, skenare qe perfshijne qe nga mocioni i mosbesimit i PS-së dhe LSI-së, deri tek mocioni i besimit, qe mund ta beje vete Kryeministri apo tek shkarkimi i ministrave te LSI-se dhe votimi i ministrave te rinj, Sali Berisha ne statusin e tij ne Facebook le te kuptohet se po i ben ose i ka bere te gjitha keto llogari. 

Kryeministri, i cili garanton qytetaret se mbetet i perkushtuar te punoje ne interesin me te mire te vendit,  thote se Kushtetuta ka te gjitha percaktimet e qarta per zgjidhje plotesisht kushtetuese te çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet. 

Kushtetutes iu referua edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kur u pyet nga gazetaret ne Shkoder për largimin e Ilir Metes nga Qeveria dhe bashkimin me Edi Ramen. Zonja Topalli, e cila ka deklaruar rreth nje muaj me pare, se PD mund t'i fitoje zgjedhjet edhe pa LSI-ne, ishte ne Shkoder ne ceremonine e perkujtimit te deshmoreve te 2 prillit 1991. 

"Cdo forcë politike është e lirë për të bërë zgjedhjet e veta. Unë jam shumë optimiste për të ardhmen. Kushtetuta do të zbatohet pikë për pikë dhe për fat Edi Rama e ka bërë atë më të fortë", tha Topalli.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.