Gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, dëshmon vëllai dhe nipi

Postuar në 03 Prill, 2013 03:14

 

TIRANE-  Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur seancen e radhes ndaj Ilir Xhakjas, te akuzuarit për vrasjen e komisarit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj.

Ne seance ka deshmuar Fatbardh Xhakja.

“Ditën e vrasjes së komisarit Adem Tahiraj vura re që kishte lëvizje policie në Sukth dhe më pas pashe edhe që policia kishte bllokuar një makinë. E njihja kryekomisar Tahirin pasi jam edhe nënkryetar komune i Sukthit. Atë ditë Tahiri debatoi edhe me mua pasi donte të më bllokonte makinën. 15 minuta pasi e kam parë Tahirajn më njoftuan për ngjarjen” është shprehur Fatbardh Xhakja.

Në gjyq pritet pas tij ka dëshmuar edhe Ledjan Krasnaj, nipi i Xhakjas, personi që ka bërë sherrin fillimisht me komisar Tahiraj.

Vetë i pandehuri nuk është i pranishëm në seancë por përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtës.

Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.