Shkodër, FNSH-ja kontrolle në prag të fushatës

Tre grupe të FNSH-së, nga Tirana në bashkëpunim me policinë e Shkodrës kanë bërë të mundur bllokimin e dhjetra automjeteve me xhama të zinj.
Postblloqet e lëvizshme me efektiva të policisë speciale dhe forcave të rendit u angazhuan në bazë të një plani masash për parandalimin e krimit në prag të fushatës elektorale. Postblloqet u vendosën në kryqëzimet kryesore dhe hyrje-daljet e Shkodrës.
Në një njoftim zyrtar policia ka pohuar se ky aksion është pjesë e një plani masash për rritjen e sigurisë publike, evidentimin dhe ndalimin e personave në kërkim apo të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.
Qëllimi i aksionit është kontrolli dhe parandalimi i elementëve kriminalë si dhe bllokimi i armëve dhe objekteve të paligjshme.
Gjithashtu, policia ka përgatitur dhe gjoba të larta për personat që lëvizin me automjete me xhama të zinj.
Në aksion mësohet se marrin pjesë më shumë se 30 forca policie, përfshi efektivat speciale dhe ato të rrugores.
Hedhja në aksion e demonstrimeve të tilla policore, erdhi për të sjellë një dorë të fortë policore, përkundër betejës së humbur të strukturave të policisë kriminale në lidhje me konfliktet apo lëvizjet e personave të armatosur me rrezikshmëri të lartë.
SHEKULLI
Add new comment