Pas Dogjanit, Gjovalin Kadeli largohet nga PS

UPDATE- Pas deputeti të qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani edhe Gjovalin Kadeli, deputet në qarkun Lezhës deklaroi sot largimin nga Partia Socialiste dhe daljen në zgjedhjet e ardhshme si kandidat i pavarur.
Kadeli deklaron se nga sot tërhiqet nga të gjitha funksionet që ka mbajtur në Partinë Socialiste. Largimi Kadellit vjen vetëm pak kohë pasi LSI pranoi ftesën e Partisë Socialiste për koalicion parazgjedhor.
Ndërkaq, një ditë më parë, ende pa u mbyllur mbledhja e Kryesisë së PS-së, Asllan Dogjani doli i para mediave dhe deklaroi shkëputjen e tij nga grupi i PS-së.
“Sapo e bëra me dije një vendim në mbledhjen e Grupit Parlamentar pse unë sot deklaroj të shkëputem, ose më detyrojnë të largohem nga PS. Më largoi Edi Rama për shkak se nuk kam marrë parasysh vlerat demokratike. Ky nuk është vendim i paralajmëruar, por kjo ka të bëjë me mungesën e demokracisë së brendshme brenda PS, zhvleftësimit të punës së strukturave të PS në Kukës, duke mos u vlerësuar puna ime dhe duke caktuar në lista deputetë pa asnjë lloj vlere në PS. U vendos koalicioni me LSI dhe ky është shkaku që unë sot deklarova zyrtarisht largimin ose që më larguan, një koalicion i tillë do zhgënjejë socialistët. Unë falënderova deputetët për punën që kam pasur me deputetët e PS dhe bëj me dije se do kandidoj i pavarur dhe do mbroj vlerat e qytetarëve kuksianë”, tha Dogjani.
PANORAMA
Add new comment