Zv/presidenti i PE, Pittella sot në Tiranë, takon Ramën e Metën

Postuar në 04 Prill, 2013 03:25

 

Zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian Gianni Pittella do të vizitojë sot Tiranën ku do të zhvillojë takime me dy liderët e së majtës, Edi Rama dhe Ilir Meta si dhe me drejtues të tjerë socialistë.

Mësohet se në orën 09:00 Pitella do të zhvillojë një takim me kryesocialistin Edi Rama dhe në orën 10:30 do të takohet  me kreun e LSI, Ilir Meta.

Vizita e Zv. presidentit të PE-së në Tiranë vjen një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për t`u bashkuar në një koalicion parazgjedhor, gjë që ishte kërkuar nga liderë të njohur europianë të së majtës, përfshirë edhe zv/presidentin e PE, Pittella.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.