Kroacia shpreh interes për gazsjellësin TAP

Postuar në 05 Prill, 2013 16:14

 

ZAGREB- Kroacia është e interesuar për të qenë pjesë e iniciativës për gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), një projekt, i cili synon ndërtimin e një tubacioni të ri që do të lidhë Italinë dhe Greqinë nëpërmjet Shqipërisë per  gazin natyror.

Deklarata u bë nga ministri i jashtëm kroat Vesna Pusic,  pas bisedimeve me kreun e diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos, gjatë një vizitë zyrtare në Zagreb. ‘

‘Kroacia do të donte të marrte pjesë në projektin ‘TAP’, dhe tashmë ka filluar bisedimet mbi këtë çështje me tre vendet e përfshira deri më tani,” tha Pusiç, duke njoftuar se vendimi përfundimtar, nëse vendi i tij do të përfshihet në këtë projekt do të merret në qershor.

Tubacioni do të jetë rreth 800 km i gjatë, prej të cilave 115 km në det të hapur në Detin Adriatik. Projekti konkurron me tubacionin Nabucco West.

Ndërkaq, pas votimit pak kohe me pare ne Kuvend, sot Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka nënshkruar marrëveshjen me Konsorciumin TAP AG.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.