Alarmi i daljes së parave jashtë. Banka, kontroll transfertave

Postuar në 06 Prill, 2013 03:25

 

Transferimi i kapitaleve jashtë vendit, mungesa e transparencës në sistemimin e page-save, por edhe pasiguritë mbajtjen nën kontroll të çmimeve në tregun brendshëm do të rregullohen me anë të një ligji të ri të hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas raporteve të vetë Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit të shkuar bizneset e huaja kanë nxjerrë nga vendi ynë rreth 40 % të fitimeve ose rreth 264 milionë euro. Për frenimin e këtij fenomeni, mbrojtjen e sistemit financiar në vend dhe sigurimin sistemit të pagesave, banka qendrore ka hartuar një draft, i cili është dorëzuar në Kuvend dhe pritet të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Ligji për sistemin e pagesave synon të sigurojë bazën ligjore për përfshirjen e Bankës së Shqipërisë në rolin mbikëqyrës dhe reformator për sistemim kombëtar të pagesave. Ky ligj parashikon instrumentet e nevojshme për Bankën e Shqipërisë për të përmbushur objektivat e saj për përcaktimin dhe vendosjen e standardeve për transportimin e standardeve ndërkombëtare në kuadrin rregullativ vendas, dhënien e licencës për të operuar një sistem apo revokimin e saj në rast mospërmbushjeje të rregullave të përcaktuara për operimin e sistemit, miratimin e ndryshimeve në sistem, aksesimin e informacionit dhe të drejtën ligjore për të të kërkuar informacion apo për të kryer inspektim në zyrat e operimit të sistemeve dhe vendosjen e kufizimeve, sanksioneve, gjobave dhe urdhër- pezullimeve në rast konstatimi të shkeljeve të ligjit. 

Sistemi i pagesave

Sistemi i pagesave në Shqipëri përbëhet nga dy sisteme, ai për shlyerjen në kohë reale dhe sistemi për blerimin dhe shlyerjen e pagesave të klientëve. Të dy sistemet administrohen dhe kontrollohen nga Banka e Shqipërisë. Sistemi i page-save ofron kanalet nëpërmjet të cilave fondet transferohen nga një institucion në tjetrin me qëllim shlyerjen e detyrimeve në tregjet financiare apo mbarë ekonominë. Ai mundëson që kë-to detyrime financiare të shlyhen në mënyrë të sigurt ndërmjet debitorëve dhe kreditorëve apo urdhëruesve dhe përfituesve të pagesave. Ky funksion e bën sistemin e pagesave kritik për funksionin efektiv të sistemeve financiare duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në stabilitetin financiar të vendit. 

Ligji 

Ligji i ri ka për qëllim parandalimin e transferimit të efekteve negative në tregjet financiare të brendshme dhe atë ndërkombëtar, sistemi i pagesave duhet të mbrohet nga risku i krediti-mit, risku ligjor dhe risku operacional. Çekulibirimi i këtij sistemimi mund të sjellë cenimin e stabilitetit financiar në vend, çka do të thotë pengesa në kryerjen e transfertave, e cila sjell vështirësi në likuiditet, e për pasojë vështirësi financiare të bankave e cila transferohet në destabilizimin e sistemimit financiar dhe destabilizim të çmimeve në tregun e brendshëm. Për këtë arsye Banka qendrore, sidomos pak krizës ndërkombëtare, ka ridimensionuar rolin në mbikëqyrjen e sistemit të pagesave duke kaluar nga përqasje e “butë” në masa më të “forta”, çka nënkupton masa të forta të Bankës qendrore kundrejt sistemit të pagesave. Banka e Shqipërisë mund të rregullojë dhe të mbikëqyrë emetimin dhe përdorimin e instrumenteve të pagesës si pjesë e sistemit kombëtar të pagesave me qëllim që të garantojë sigurinë dhe eficencën e tyre. Në nenin 18 të këtij ligji janë parashikuar edhe karakteristikat përfundimtare të pagesës, blerimit dhe shlyerjes, të cilat janë të vlefshme dhe të ekzekutueshme dhe nuk mund të kundërshtohen nga asnjëra palë. 

Ndryshimet 

Projektligji përbën një nismë të rëndësishme në funksion të nxitjes së sigurisë qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të sistemimit kombëtar të pagesave në Shqipëri.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.