Goditet klani shqiptarë,13 në pranga,30 në kërkim

Postuar në 06 Prill, 2013 11:17

 

ITALI- Një operacion me bazë të gjerë, ku janë përfshirë 200 efektivë policie, në Potenza, Napoli, Reggio Emilia dhe Modena ka shkatërruar një bandë shqiptarësh.

Deri në këto momente janë vënë në pranga 13 persona, 30 të tjerë janë në kërkim nga operacioni i koduar “Flori”.

Banda shqiptare, operonte në të gjithë vendin, në vjedhjen e shtëpive.  Sipas mediave, malli i vjedhur u shitej më pas në grupeve të specializuara për tregtimin e mallrave të përdorura.

Vetëm një ditë më parë, autoritetet italiane goditën një tjetër bandë, e cila drejtohej nga shqiptarë.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.