Koalicioni PS-LSI sjellë nesër Luis Ayala-n

Postuar në 06 Prill, 2013 13:49

 

Nesër, pas një sërë takimesh me personalitete që mbështesin aleancën parazgjedhore PS-LSI, dy krerët e majtë do të presin Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, i cili do të zhvillojë takime të ndara me dy liderët.

Zoti Ayala dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pritet të takohen në orën 09:30, dhe më pas pritet edhe një konferencë e përbashkët për mediat. Më pas, në orën 10:30 është parashikuar takimi me kryetarin e PS-së Edi Rama, në selinë rozë. 

Pak ditë më parë në Tiranë ishte zv.presidenti i parë të Parlamentit Europian, Gianni Pittella, i cili zhvilloi takime të ndara me kryetarin e PS-së, Edi Rama, dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta, për t’i përgëzuar ata për arritjen e marrëveshjes për bashkimin e së majtës shqiptare. 

Zyrtari i lartë i PE-së u shpreh i bindur se bashkimi i së majtës është garanci për krijimin e një qeverie të re, që siç tha ai, do të përshpejtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.