Hiqet tatimi 10 për qind për shit-blerjen e tokës

Tatimi mbi shit-blerjen e pronave do të hiqet. Ministria e Financave po përgatit një draft për një tjetër ndërhyrje në ligjin e tatimeve. Pas miratimit të hartës së vlerës së tokave, e cila i pahi udhë shti-blerjes qeveria do të heqë tatimit mbi të ardhurat nga ky zë. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur drafti i ri ka për qëllim çlirimin e tregut të tokës, i cili ishte i bllokuar në 10 vitet e fundit. Efektet që do të japë ky vendin në buxhetin e shtetit nuk janë përllogaritur ende pasi drafti është në proces përgatitor, por pritet të jenë të ndjeshme.
Ndryshimet
Miratimi i hartës së vlerës së pronës do të pasohet me një tjetër vendim me qëllim çlirimin e tregut të tokës. Deri tani çdo transfertë, kalim pronësie tatohej në masën 10 % të vlerës dhe vlera paguhej nga shitësi i pronës. Fillimisht nga ndryshimet ligjore që pritet të propozohen së shpejti do të çlirohen transaksionet për tokat bujqësore. Shit-blerja e këtyre pronave ka ishte e bllokuar edhe për shkak të ngërçit që ekzistonte me dëshmitë e trashëgimisë. Ndryshimet ligjore për këtë kategori janë miratuar pak kohë më parë dhe tashmë kanë hyrë në fuqi.
Gropa në buxhet
Qeveria shqiptare ka ndërhyrë edhe pesë herë të tjera në ligjin e tatimeve. Heqja e TVSh-së për makineri dhe pajisje, heqja e tatimit për të ardhurat deri në 30 mijë lekë, përjashtimi nga tatimi i të ardhurave nga kompensimet ose vendimet e gjyqësorit, përgjysmimi i taksës së qarkullimit për makinat janë disa nga masat, të cilësuara si të favorshme nga qeveria. Ndërkohë që qeveria ka ndërhyrë disa herë në politikat fiskale me objektiv favorizimin e klimës së biznesit, këta të fundit vlerësojnë më shumë një politikë fiskale të qëndrueshme sesa ndryshimet e ne mes të vitit fiskal. Efektet negative që kanë sjellin në buxhetin e shtetit ndryshimet e herëpashershme të politikës fiskale janë të konsiderueshme dhe përllogariten në rreth 300 milionë euro. Vetëm heqja e TVSH-së për makineritë, do t’i kushtojë buxheti i shtetit të paktën 120 milionë euro në vit. Ndërkohë në arkën e buxhetit të shtetit vijonë të mungojnë të ardhurat nga taksat. Me mosrealizimin më të lartë është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Në këtë zë mungojnë 2. 508 miliardë lekë. Ky tregues pasqyron, jo vetëm mungesën e të ardhurave në buxhet, por uljen e fuqisë blerëse në vend. Një tjetër tregues negativ është ai i tatimit mbi të ardhurat personale, i cili pasqyron një rezultat negativ në masën 139 milionë lekë. Gjatë vitit të shkuar të ardhurat personale të shqiptareve kanë pësuar rënie dhe ky fakt është pasqyruar edhe në mbledhjen e më pak të ardhurave nga ky zë. Pushteti vendor vijon të pasqyrojë performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave. Ky zë regjistron rezultate negative e për pasojë në buxhetin e shtetit mungojnë 214 milionë lekë.
Tatimi mbi të ardhurat, deklarimet deri në fund të prillit
Të gjithë individët që kalojnë kufirin e të ardhurave personale vjetore mbi 2 milionë lekë, duhet t’i deklarojnë ato deri në datën 30 Prill. Drejtoria e Tatimeve bëjnë të ditur se qytetarët të përmbushin detyrimin ligjor, pasi kjo datë është afati i fundit, ndryshe nga viti i kaluar ku individët kishin të drejtë ti deklaronin deri në muajin Shtator. Qytetarët mund të deklarojnë në mënyrë elektronike apo edhe manuale. Nga të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve rezulton se për vitin kalendarik 2011 deklaruan të ardhurat personale, rreth 4400 individë. Ndërkohë, që personat, të cilët i janë shmangur detyrimit, strukturat e administratës tatimore kanë punuar për identifikimin e këtyre rasteve dhe së shpejti do të fillojë procesi i kontrollit. Sipas ligjit në fuqi nëse kryefamiljari për periudhën tatimore ka realizuar të ardhura individuale vjetore, më pak se kufiri 800 mijë lekë, ka të drejtën të përfitojë nga njohja e shpenzimeve të zbritshme. Por nëse nuk kanë realizuar të ardhura, ata duhet të deklarohen në deklaratën e kryefamiljarit dhe atë të gruas, duke plotësuar kutitë përkatëse. Ndërsa, nëse fëmijët realizojnë të ardhura individuale gjatë periudhës tatimore, ata duhet të deklarojnë individualisht këto të ardhura nëpërmjet plotësimit të deklaratës. Nëse kryefamiljari realizon të ardhura vjetore mbi kufirin 800 mijë lekë, ai nuk do të përfitonte nga shpenzimet e zbritshme dhe do të tatohet me 10 për qind për pjesën mbi shumën e përcaktuar.
SHEKULLI
Add new comment