PS: Krimi, dështimi më i madh i Berishës. Nuk mund të luftohet me Flamurin dhe Kuliçajn

Postuar në 07 Prill, 2013 14:21

 

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka dështuar në luftën kundër krimit. Deputetja Ermonela Felaj ka thënë në një deklaratë për shty, se shifrat e kriminalitetit në Shqipëri janë rritur në mënyrë alarmante gjatë qeverisjes së demokratëve.

“Në vitin 2005 statistikat evidentonin 8250 krime në vit. Sot pas 8 vjetësh me Saliun kryeministër shënohen 20 688 krime në vit. Pra, vit pas viti, që kur Saliu erdhi në pushtet progresioni i rritjes të kriminalitetit është mesatarisht 1500 krime në vit. Ndërkohë që vetëm në vitin 2012 u raportuan 3029 vepra penale më shumë se në vitin 2011, ndërkohë që mjaftojnë shifrat e mëposhtme për të parë sesa frikshëm i ka dalë qeverisë rendi nga kontrolli:

Janë katërfishuar plagosjet nga 875 në 2005 në plot 2550 në 2012, ndërkohë që Shqipëria është vendi europian me numrin më të lartë të vrasjes për 100 mijë banorë, në Europë.

Janë dyfishuar vjedhjet në banesa;

Janë dyfishuar grabitjet e kompanive private;

Janë dyfishuar krimet kundër pronës;

Janë dyfishuar vjedhjet me armë;

Janë trefishuar vjedhjet me dhunë;

Janë trefishuar vjedhjet e makinave;

Janë katërfishuar vjedhjet e gjithë llojeve të tjera”, ka thënë Felaj.

Sipas saj, krimi nuk mund të luftohet nga njerëz të paaftë si Flamuri dhe të korruptuar e përfshirë me krimin si Agron Kuliçaj.

“Është një fakt i provuar tashmë që kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk e garanton dot jetën e qytetarëve shqiptarë. Qytetarët sot e dinë që me këtë qeveri do të vazhdojë të ketë rritje progresivi të krimit dhe të dhunës në familje, për një arsye shumë të thjeshtë: me Saliun dhe me Flamurin Ministër të Brendshëm, me Burgajt e Kuliçajt që drejtojnë Policinë e Shtetit, për sa kohë pushteti shtrëngon duart me krimin për përfitime të paligjshme në kurriz të sigurisë të qytetarëve, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të njohin kurrë as rend e as siguri, pavarësisht sesa e ashpërsojmë legjislacionin dhe dënimet”, u shpreh deputetja socialiste./b.l

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.