Rezoluta çame, Idrizi: Parlamenti të mos ndikohet nga presioni i Greqisë

Postuar në 08 Prill, 2013 03:24

 

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi,i  bëri apel parlamentit shqiptar që të votoj rezolutën Çame pavarësisht presionit  të Greqisë. Deklarata e Idrizit është bërë pas

takimit  të zhvilluar me një nga  relatorët  e Rezolutës Çame, deputetin Qemal Minxhozi. Në takim ka munguar relatori i partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, i cili ka lajmëruar se për shkak të problemeve shëndetësore ka qenë i detyruar të mungojë në takim.

I pyetur për koalicionet parazgjedhore, Idrizi përsëriti edhe njëherë se do të vendoset gjithçka pas votimit të rezolutës. Ditën e martë është planifikuar të mblidhet Komisioni i Jashtëm, ku do të paraqitet relacioni përfundimtar i rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame.. Votimi i rezolutës Çame në parlament është vendosur si kusht nga PDIU për pjesëmarrjen e saj në koalicionet paraelektorale.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.