Berisha: Takova mikun e madh të Shqipërisë, Aliyev. Më premtoi mbështetje për gazsjellësin TAP

Edhe pse ai është një autokrat i Lindjes, emri i të cilit doli së fundmi në listat e udhëheqësve që transferojnë miliarda nëpër streha fiskale, nga Sali Berisha ai cilësohet si një mik i madh i shqiptarëve.
Bëhet fjalë për presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Kryeministri Sali Berisha ndodhet për vizitë në Baku dhe ka takuar mikun e tij personal.
“Të dashur miq, sapo përfundova një takim të ngrohtë dhe miqësor me mikun e madh të Shqipërisë dhe timin personal, Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në pallatin e tij presidencial. Në takim diskutuam gjerësisht mbi projektin TAP që afron kaq shumë dy vendet tona mike, të dyja me pozicion gjeografik të një rëndësie strategjike dhe potencial të madh bashkëpunimi miqësor në të gjitha fushat. Presidenti më siguroi për mbështetjen e qeverisë së tij për masterplanin për gazifikimin e Shqipërisë dhe angazhimin e sipërmarrjeve azere në realizimin e gazifikimt të vendit.
Presidenti Aliyev ushqen ndjenjat më miqësore ndaj vendit dhe kombit tonë. Ai më konfirmoi dëshirën për të vizituar Shqipërinë në kohën më të afërt të përshtatshme për të. Takimi u zhvillua në frymë miqësie dhe mirëkuptimi të plotë,” shkruan Berisha në FB./ep
TEMA
Add new comment